Shqip/Albanian

 

Gjeografia

Kërçova, krahinë e veçantë gjeografike dhe etnografike, në pjesën qendrore të Maqedonisë Perëndimore ,ka qenë e banuar që në periudhën më të lashtë parahistorike, të neolitit, nga popullësi bartëse të kulturës meditiriane, kurse më vonë nga fise Ilire si psh. Peonët, Linkestët, Deriopët, Dasaretët. Pjesa veriore e Maqedonisë ka qenë e banuar nga fiset Iliro-ThrakeDardanëve. Kërçova shtrihet në një fushë tejet pjellore, mirëpo gjithashtu karakterizohet nga male shumë të lartë që e rrethojnë atë nga të cilet mund të dallohen Ujmiri ose Dobra Voda dhe malet e Bistrës.

Historia

Kërçova për herë të parë përmendet në shekulin e dytë para erës së re, gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë Perseun, dhe atë më emrin Uskana.

Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë , por u zhduk gjatë kohës së depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë kështjella romake në afersi të Kërçovës. Përveç gjurmëve të vjetra arkelogjike, të cilat dëshmojne lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec, Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret ilire në Zajas, Trojet në Kaleshe, ManastirishtenArangjell.

Me gjithë përmbytjen sllave që ndodhi në këto vise prej shek. 7 e më këndej dhe sundimit të egër bizantim, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tëri, por arriti ta ruajë bërthamën e tij të fortë dhe kështu ta mbijetojë mesjetën.Më vonë në gjysmën e dytë të shekullit të XIII ,Kërçova bie nën sundimin serb dhë atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk, edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të Ballkanit.Është me rëndësi të përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në strukturën e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tëpër shqiptarë më shpërndarje më të gjerë gjeografike se sa sot.Psh. në deftëret turq , në Kërçovë përmendet lagja shqiptare, me 71 shtëpi.Shenimet më të sakta mund të gjejm tek vepra e Sami Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut në vilajetin e Manastirit. Periudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja sllave , përcjellur me reprezalje të mëdha . Viti 1913 për Kërçovarët është vit i trshtimeve .

Ky është vit i një masakri kunder populliut pafajshëm ,kundër pleqëve,grave e fëmijëve, të cilët u prenë nëpër xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk jan të zbuluara.Në këto krime janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit , nën komanden etë cilëve janë kryer masakrat në Qafë,Zajaz,Greshnicë,Cërvicë,etj. Kët terror e masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari ,të cilën me 9 tetor 1913 e botoi "Radnicke novine" "Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme.Rrënqethem e flokët më ngriten përpjet e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht...Kudo kufoma, hi e pluhur.Ka fshatra ku kishte me nga 100,150,e 200 shtëpi por ,ku nuk ngeli asnjë njeri i gjallë.I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika." Një episod më vehte është rasti i fshatit Qafës nga ana bandavë të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë vrarë 92 fshatarë.Dukë e parë kët masakër mbi popullsinë e pafajshme të fshatit veçanërisht të babës së saj Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhenëve , del në shkallë , vret rojen, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati.Në përleshje direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa.Më këtë akt heriok, Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar.Për hir të kësaj , populli i ngriti përmendore të meriitueshme në fshatin e saj Qafa. Në mesin e dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës .

Në periudhën 1939-1945 populli shqiptarë ishtë i angazhuar në luftë për pavarsinë ,por fati historik deshi që , për njëjtin qëllim të nisen kryesisht nga dy rrugë të ndryshmë, rrugë prokuminzmit dhe rrugë antikomunizmit. Lufta e Dytë Botërore perfundoi me ngadhënjimin e komunizmit, në vitin 1945, por, pikërisht ai komunizëm , që gjatë luftës ishte telall i vëllazërimit të ghjië popujve , në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të mbetura jashtë shtetit shqiptar, nuk e ndali luften antishqiptare.

Në pikëpajme demografike, shqiptarët përbejnë popullsinë më të vejtër autoktone, dhe për nga numri asnjëhere nuk ka qenë pakice. psh më 1889 sipas Sami Frashërit kazaja Kërçoves ka pasur rreth 34000 banore prej të cilëve 14000 shqiptar e e tjerët .Më 1921 quteti Kërçoves ka pasur 28228 nga cilët 14454 ka qenë shëno si pravosllav kurse 13774 të besimit muslliman.

Shkollimi

Me rënien e mbretërisë SKS në vitin 1941 në Kërçovë menjëherë u filluan përgatitjet për hapjen e shkollave shqipe. Mësuesit e parë ishin : Qamil Skuqi, Ahmet Gjylaqi, Hamza Alili, Isein Bekteshi, Hysen Kola, Kamber Kazazi dhe Pjetër Kavaja. Në Serbicë Irfan Oruci, Mahmut Dumani, Zajas Nuri Sula. Të gjithë nga Shqipëria.

Më 1941/42 u hapë shkolla e parë „Mojsi Golemi“ në Kërçovë me drejtor Bexhet Haxholli dhe mësues të tjerë nga Shqipëria. Shkolla kishte të regjistruar 498 nxënës 346 meshkuj dhe 152 femra. Kryetar i komunës se Kërçovës ishte Ahmet Haxhi Sadiku. Me ripushtimin e Kërçovës në fund te 1944 nga sllavomaqedonasit u mbyllën shumë shkolla shqipe disa u zëvendësuar me gjuhën sllave.

Sot në Kërçovë me rrethinë ka 9 qendra shkollore me mësim fillorë, 1 Gjimnaz dhe 2 degë Universitare. Shkolla fillore : Srbicë “Gjergj Kastrioi Skënderbeu”, Jagoll. D ”Naim Frashri”, Garanë ”Millto Gurra”, Zajas “Rexh Rushit Zajazi”, Greshnicë ”Faik Konica”,

Kërçovë : Kopshti i fëmive : „Ollga Miceska“, Arsimi fillor : SHF “Sande Shterjoski”, SHF “Vladimir Polezhinoski”, SHF “Kuzman Josifoski Pitu”.

Arsimi i mesëm : QSHAM “Mirko Mileski”. [1]

Arsimi i Lartë : USHT-dega Kërçovë Fakulteti Juridik dhe Ekonomik dhe Universiteti “Kliment Ohritski“-dega Kërçovë(maqedonisht)


Muzika

Këngëtar të muzikës popullore : "ABDULLA REQKU" DULI (ma i njohur ne Shqipërinë etnike), Dervish dhe Aziz Dervishi, Bexhet Jagodini, Lumturia Axhami Sejdini dhe Besiana Mehmedi si këngëtare e muzikës klasike.

Grupi më i njohur për rock është grupi Uskana e Re. Kanë dy këngë, me të cilat morën pjesë në shumë festivale. Gjithashtu kanë mbajtur mbrëmje të tyre që kanë pasur sukses të mëdha në Kërçovë. Grupi është i përbërë nga : Senad Kurteshi (Vocal), Pëllumb Qerimi (Solo, Rhythm Guitar), Blend Xhambazi (Bass Guitar), Burim Mehmedi (Keyboard), Migjen Sadiku (Drums).

Por Kërçovës nuk i mungojnë as grupet për vallëzim, si që është grupi i vajzave Sevens të cilat me koreografitë e tyre kënaqin përherë, publikun.

Këngët e kaçakeve

Ne këto këngë ndeshim edhe shume vargje liriko-epike, ngandonjëherë edhe krejtësisht lirike. Një lirizëm i dukshëm ekziston edhe ne përshkrimet e personifikuara si "Mali i kaçakut", "Kroj i kaçakut", "Shpelle e kaçakut" etj.

Momentet specifike nga jeta familjare janë motive me te rëndësishme ne këto kënge popullore. Kënga e Sulltanës se Qafes është një këngë mjaft simpatike, për shkak te pjesëmarrjes se vajzës se re gjate një konflikti me komitat e Brodit, pre te i ndihmuar babait dhe bashkëfshatarëve.

Është kjo bija Sulltana, e cila po kështu i ndihmon babait si burrat.

Një nate, ne vitin 1913, hordhitë serbe e bullgare, te udhëhequra nga krimineli Mikajl i Brodit, qe ne popull njihet si Vojvoda i Brodit, hynë ne fshatin shqiptare Qafe te Gostivarit dhe bisha te egra vranë e masakruan popullsinë e pafajshme.

Fshataret te paarmatosura, te zëne ne gjumë, nuk mund t`u përballonin sulmeve barbare te këtyre çetave mizore, Ndermjet tymit e zjarrit, këta gjakpirës, gostiteshin me gjakun e shqiptarit, duke shfry merine sidomos mbi shtëpinë e Mazllam Qafa, qe ishte një nga luftëtaret me te denje për realizimin e idealeve kombëtare ne këto ane.

Mazllami, qe kishte luftuar trimërisht ne rradhet e para, prej dritareve te shtëpisë se tij e vijonte zjarrin dhe qëndroje burrerisht deri sa pati fishekë. Ndërkohe, i mashtruar, ra ne duart e armikut dhe ne oborrin e shtëpisë se tij u vra mizorisht, ne praninë e se bijës pesëmbëdhjetëvjeçare, te cilën armiqtë e detyruan te shikonte se si i masakrohej i ati.

Sulltan, pasi arriti disi te shpëtoje prej duarve mizore, iku ne shtepi, mori një pale gërshëre për qethjen e dhenve dhe me te ne doreiu sul armiqve, Dy i vrau, ndërsa një tjetër e plagosi rende. Dhe te tjerët do te i kishte shtrireper toke, po te mos e kishin rrezuar me plumba revolveri.

Sulltana ishte një nga vashat me te bukura te kësaj ane, prandaj cubat kishin vendosur t`ia jipnin njërit prej shokëve te tyre për te bere me te një nëne serbe. E hodhën ne një grope bashke me te vrarët e tjerë, por me pare i hoqën prej qafe një varg me xhevahire, duke ia lëne ne dore gërshërët gjakmarrëse.

Me këtë ngjarje te tmerrshme, vjeshetari i popullit ka qëndisur një elegji qe nuk ka shoqen dhe qe ne zemrat tona tingëllon me zë hyjnor.

Sporti

Dy skuadra ka ne Kërçovë dhe janë : Fk Napredok dhe Fk Vllazërimi stadioni gjindet ne Kërçovë dhe xhen për afersisht 10.000 shikus

 


 
Make a Free Website with Yola.